Presidenti i Milanit konfirmon të ardhmen e Piolit

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar se Stefano Pioli do të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Italiani ishte nën presion pas eliminimit në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, por rezultatet e fundit kanë bërë që “Kuqezinjtë” të jenë “komod” në pozitën e dytë në Serie A.

Milani është në garë në Ligën e Evropës, si mundësia e vetme për ta mbyllur sezonin me trofe.

“Unë gjithmonë kam thënë se Pioli do të qëndrojë”, tha Scaroni për “Sky Sport Italia”.

“Më pëlqejnë trajnerët që fitojnë dhe duke parë se po bëjmë mirë, më pëlqen Pioli. Ai është një person fantastik dhe ne e duam shumë. Shpresoj që edhe ai të na dojë”, shtoi presidenti i gjigantit italian.

Stefano Pioli me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top