Presidenti i Iranit: Sulmi ndaj Izraelit ishte hakmarrje ndëshkuese

Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin e së premtes të Izraelit ndaj Iranit, ndërsa lavdëroi publikisht operacionin e paprecedentë ushtarak iranian fundjavën e kaluar që synoI territoret e pushtuara nga Izraeli.

Sulmet hakmarrëse të Iranit të 13 prillit, pjesë e një operacioni të quajtur “Premtimi i Vërtetë”, ishin një shfaqje e forcës ushtarake të Iranit dhe një akt i domosdoshëm kundër atij që Raisi e quajti “regjimin ilegal”, shkruan CNN.

Raisi i përshkroi sulmet si “hakmarrje ndëshkuese” nga Forcat e Armatosura iraniane, që synojnë të demonstrojnë fuqinë e Iranit dhe vendosmërinë e popullit të tij.

Sulmet e 1 prillit në kompleksin e ambasadës së Iranit në Damask shkatërruan një ndërtesë dhe lanë disa të vdekur, duke përfshirë dy gjeneralë të rangut të lartë. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se lobi i Iranit prej rreth 300 raketash kishte shumë pak ndikim material dhe shkaktoi vetëm një lëndim.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top