Armand Duka duket se nuk ndalet në ngjitjen e hierarkive në futbollin ndërkombëtar. Tani, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të ketë më vetëm rol drejtues në UEFA, por edhe në FIFA. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations Committee) për një mandat katërvjeçar.
Ky komitet ka për qëllim të mbështesë federatat anëtare në zhvillimin e tyre institucional dhe teknik, si dhe në zbatimin e politikave të qeverisjes së futbollit.
Zgjedhja e Presidentit të FSHF-së Duka në këtë strukturë përbën një vlerësim të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe për kontributin e tij shumëvjeçar në arenën ndërkombëtare, ku ai prej vitesh është gjithashtu Zv.President i UEFA-s, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA dhe Kryetar i Komitetit të Medias në UEFA.