Presidenti i Brazilit Lula, kundër teknikut të ri Ancelotti: “Stërvit Italinë më mirë, jo Seleçaon”

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva (i njohur si Lula) kritikoi në një kanal televiziv lokal emërimin e teknikut Carlo Ancelotti. Italiani është në krye të ekipit kombëtar të futbollit të Brazilit, duke filluar nga viti 2024. Fjalët, ato presidenciale, janë shumë të qarta: “Më pëlqen Ancelotti, por nuk ka qenë kurrë trajner i Italisë. Përse nuk e zgjidh problemin e Italisë, që nuk mori pjesë në Botërorin e kaluar?”. Kjo është pyetja që lideri 77-vjeçar i bëri vetes dhe njëkohësisht Federatës Braziliane, gjatë një interviste mbrëmjen e së enjtes për kanalin Sbt.

Trajneri i Real Madrid u zgjodh të martën për të drejtuar Seleçao, në Kupën e Amerikës 2024. Ancelotti do të debutojë në turneun, që do të luhet nga 20 qershori deri më 14 korrik. Deri atëherë në pankinën e Brazilit do të jetë Fernando Diniz, trajneri i Fluminense. “Unë jam tifoz i Diniz: ka personalitet, kreativitet dhe është shefi në dhomat e zhveshjes”, tha Lula.

 

“Është shumë e lehtë të drejtosh një ekip në Europë me njëmbëdhjetë lojtarë të përzgjedhur. Gjëja e vështirë është të vish këtu dhe të drejtosh Corinthians. Do të doja të shihja nëse Ancelotti do të bënte mirë me Corinthians”, mbylli me sarkazëm presidenti brazilian.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top