Presidenti i Brazilit bën thirrje për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë

Presidenti i Brazilit ka bërë thirrje që të krijohet një grup paqeje, i përbërë nga vende që nuk janë përfshirë në konflikt Ukrainë-Rusi. Ai kërkon të ndërmjetësohet paqja mes dy vendeve.

Luiz Inacio Lula da Silva tha se bisedoi këtë çështje gjatë kësaj jave me homologun kinez, Xi Jinping.

“Mendoj se duhet të ulemi në një tavolinë dhe të themi ‘mjaft, le të fillojmë të flasim’. Lufta kurrë nuk solli dhe nuk do t’i sjellë kurrë asnjë përfitim njerëzimit”, tha Lula.

Ai këtë e tha pasi kishte kritikuar SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për armatimin dhe mbështetjen e Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë.

Gjermania në fillim të këtij viti thuhet se i kërkoi Brazilit të furnizonte gjithashtu me armë, por refuzoi Lula. Të dielën, ai përsëriti pikëpamjen se vendimi për fillimin e luftës ishte “marrë nga dy vende”. Ai shtoi se përfundimi i saj do të ishte më i vështirë. Kjo pasi do të duhej të binden më shumë kombe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top