Presidenti i Azerbajxhani: Kur s’kemi zë në organizata ndërkombëtare, vende si Shqipëria flasin për ne

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bajram Begaj theksoi se vizita e këtij të fundit tregon sa të “ngushta janë marrëdhëniet tona”.

“Kemi diskutuar sot për të ardhmen, veprimtarinë në organizata ndërkombëtare dhe çështje që kanë lidhje me ekonominë, tregtinë. Jemi të lumtur që kur s’kemi zë në organizata ndërkombëtare, vende si Shqipëria flasin për ne”.

Ai ravijëzoi se kanë diskutuar për disa çështje ku një prej tyre është projekti i gazifikimit të Shqipërisë.

“Faktori kryesor i bashkëpunimit kishte të bënte me energjinë deri tani. TAP, i cili është korridori gazsjellës nëpër Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë. Siguria e energjisë nëpër vendet evropiane jepet nëpërmjet korridoreve të gazit. Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi i tij gjithashtu. Një pikë tjetër e diskutimit, projekti i gazifikimit të Shqipërisë, është përzgjedhur një projekt pilot”.

Ai përsiati se gjithçka po shkon mirë.

“Në fund të vitit do të kemi studim fizibiliteti për këtë dhe pas kësaj shpresoj të fillojmë menjëherë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit”.

Aliyev tha gjithashtu se diskutuan “se si mundemi të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje me të”.

“Jam po ashtu, i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë, vendim që u mor gjatë vizitës time zyrtare në Shqipëri. Kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar këto lidhje. Marrëveshjet po përmbushen. Kemi rënë dakord me Presidentin Begaj për të pasur takime të rregullta dhe të rishikojmë çfarë është kryer dhe të shikojmë hapa të ardhshëm”.

Nga ana tjetër, presidenti Bajram Begaj ka ndarë një mesazh nga Azerbajxhani për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai u shpreh se marrëdhënia mes dy vendeve është edhe më e fortë sidomos në kuadrin energjitik.

“Kemi plot arsye për hapat e mëtejshme, dialog të suksesshëm. Risolla në vëmendjen e tij disa nga hapat e suksesshme për afrimin mes dy vendeve. Shqipëria dhe Azerbajxhani janë të lidhura ngushtësisht në kuadrin energjetik. Përftimet e Shqipërisë nga TAP kanë qenë të shumta. Gazsjellësi adriatiko-jonian do të kontribuojë në rajon. Shqipëria është vend tranzit i gazit dhe ky është realitet tashmë”.

Begaj ndër të tjera tha se rajoni duhet të marrë shembull nga Azerbajxhani dhe të ulet në tryeza për paqe.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top