Presidenca polake në krye të BE’së e qartë: Të jemi më afër SHBA’së dhe të forcohemi

Më 1 janar, Hungaria ia kaloi Polonisë stafetën e drejtimit 6-mujor të BE-së, duke përfunduar kështu një 6-mujor pararendës të trazuar për Unionin.

Në vend që të vepronte si ndërmjetës asnjëanës, kryeministri hungarez Viktor Orban, ndoqi një linjë përplasjesh me Brukselin dhe i acaroi partnerët e tij kur kreu vizita surprizë në Moskë, Kiev dhe Pekin – me pretendimin se ishin “misione paqeje” – por për të cilat nuk kishte rënë dakord më parë me shtetet e tjera anëtare, raporton DW.

“Marrja e presidencës së Këshillit të BE-së nga Polonia pritet të jetë një barazpeshë e asaj që ndodhi në gjashtë muajt e fundit” – parashikon eksperti i Europës Lindore, Kai-Olaf Lang, nga Instituti Gjerman i Çështjeve të Sigurisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Berlin.

Lang i tha DW-së, se presidenca e re do të përqendrohet veçanërisht tek politikat e sigurisë së BE-së dhe marrëdhënieve me Ukrainën dhe Rusinë.

Prej muajsh, në fjalimet e presidentit polak Donald Tusk, kryefjalë kanë qenë thirrjet e tij për t’i shndërruar politikat e sigurisë së Polonisë dhe shteteve të tjera të kahut lindor të NATO-s, politikë të të gjithë BE-së.

“Na duhet të nxisim akoma më shumë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara, por Europa duhet të bëhet më e pavarur dhe ‘të qendrojë mbi këmbët e saj’. Ka ardhur koha që t’i japim fund pasigurisë dhe frikës nga Rusia” – tha ai para samitit NB8 të mbajtur në fund të muajit nëntor në Suedi, samit që mbledh 8 shtetet nordike dhe ato të Baltikut.

Polonia po kryeson, edhe për sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen. Aktualisht ajo ia kushton 4.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto sektorit të mbrojtjes dhe synon që në vitin 2025 ta rrisë atë në 4.7%.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top