Premtimi i presidentit të Egnatias Demrozi: “Do të shkojmë në grupet e kupave të Europës”

Titulli i tretë kampion radhazi nën presidencën e Agim Demrozit dhe një kënaqësi e paprovuar më parë: dy sezone të fituar si lider të kampionatit, ndërsa ky i fundit i arritur, me Egnatian e renditur në vendin e tretë në sezonin e rregullt: “Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit”.

Ajo në të cilën Egnatia nuk është se ka bërë mirë gjatë këtyre viteve të dominimit në futbollin shqiptar, janë përfaqësimet në Europë. Dalje të shpejta e zhgënjime edhe kundër rivalëve jo të papërballueshëm.Por këtë herë Demrozi bën premtimin, menjëherë pas shpalljes kampion: “U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës. Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top