Premier League, revolucioni VAR: arbitrat do të shpjegojnë vendimet në kohë reale

Epoka e VAR-it është gati të përjetojë një revolucion të ri, të rëndësishëm. Ifab në fakt u ka dhënë dritën jeshile arbitrave të Premier League për të shpjeguar drejtpërdrejt në fushë, që do të thotë në kohë reale, arsyet e vendimeve të tyre të lidhura me episodet e VAR. Do ta bëjnë ashtu si ndodh në rugby, përmes një mikrofoni. E shpjegimi mund të dëgjohet si nga spektatorët e pranishëm në tribuna ashtu edhe nga publiku televiziv.

Arbitrat e ndeshjeve do t’u tregojnë lojtarëve të përfshirë arsyet përse u mor një vendim i caktuar pas konsultimit me VAR ose pas një rishikimi në terren. E ky dialog do të jetë i dëgjueshëm për të gjithë, përfshirë tifozët.

Konfirmimi zyrtar duhet të vijë nga Asambleja e Përgjithshme, e planifikuar për në muajin mars. Më pas do t’i mbetet klubeve të Premier të shprehen. Nëse ka miratim përfundimtar eksperimentimi do të fillojë nga sezoni i ardhshëm.

 

Disa teste janë kryer tashmë në pjesë të ndryshme të botës vitin e kaluar, veçanërisht në kampionatin meksikan dhe Kupën e Ligës Portugeze. Kreu i arbitrave anglezë, ish-arbitri Howard Webb, ishte ndër mbështetësit kryesorë të këtij revolucioni. Kjo do të garantojë një transparencë më të madhe dhe do të kufizonte, të paktën teorikisht, dyshimet dhe polemikat.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top