“Premier League”/ Manchester City zhgënjen sërish, Man.United mundet në shtëpi

Disa rezultate surprizë janë regjistruar sot në “Premier League” angleze.

Crystal Palace dhe Manchester City barazuan 2-2. Pas fitores në mesjavë kundër Nottingham, u duk se “Qytetarët” lanë pas krizën, por edhe këtë të shtunë nuk shkuan më shumë se një pikë në Londër, duke kaluar dy herë në disavantazh. Munoz dhe Lacroix shënuan për Palace, ndërsa Haaland dhe Leuis barazuan në dy raste. Me 27 pikë City mban vendin e katërt.

Shkarkimi i trajnerit ten Hag dhe ulja në stol e Ruben Amorim duket se nuk ka dhënë efekt për Manchester United. “Djajtë e Kuq” u mposhtën edhe këtë të shtunë në Premier League, duke marrë disfatën e dytë radhazi dhe të katërtën këtë sezon të Premier League. Në “Old Trafford” ishte Nottingham që fitoi 2-3 me golat e Milenkovic, Gibbs dhe Uood. Te United shënuan Hojlund dhe Fernandes. Me 25 pikë Nottingham merr vendin e pestë, duke lënë Man. United në pozitën e 13-të me 19-të pikë.

Premier League, raundi 15-të:

E shtunë, 07 dhjetor 2024

16:00 Aston Villa 1-0 Southampton

16:00 Brentford 4-2 Newcastle

16:00 Crystal Palace 2-2 Manchester City

18:30 Manchester United 2-3 Nottingham

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top