Sfida e javës së 23-të në Premier League mes Burnley dhe Tottenham përfundoi 2-2, pas një ndeshjeje të luftuar që u vendos në minutat e fundit. Të besuarit e Scott Parker ishin shumë pranë fitores, por rezultati i shpëtoi nga duart vetëm në minutat shtesë.
Goli i Van de Ven zhbllokoi shifrat në minutën e 38’, duke kaluar Tottenham në avantazh. Por Burnley reagoi dhe Tuanzebe barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 48-të, Armando Broja pati një rast të artë për të shënuar, por vonoi dhe mbrojtësi Van de Ven arriti ta ndalë. Broja u vlerësua me notën 5.6 nga “Flashscore” për paraqitjen e tij.
Në pjesën e dytë, portieri Foster bëri disa ndërhyrje vendimtare, duke mbajtur Burnley në lojë. Në fund, Romero u bë protagonisti te Tottenham, duke vulosur rezultatin final 2-2.
Pasojat për tabelën
Pas këtij raundi, Burnley grumbullon 15 pikë dhe mbetet në vendin e parafundit në Premier League. Duke rritur rrezikun e rënies nga elita e futbollit anglez.
Forma e dobët e Armando Broja është një sinjal alarmi për trajnerin e Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho. Nderkohë që ndeshja ndaj Polonisë për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës po afron.