Prej 96 ditësh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Shteti ka tre plagë që duhen kuruar

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe ministrat ka identifikuar tre problematika që dëmtojnë marrëdhënien mes qytetarëve dhe shtetit. Rama tha se këto “plagë” ushqejnë njëra-tjetrën dhe kërkojnë ndërhyrje përmes reformimit të mënyrës së funksionimit të administratës. Rama deklaroi më tej se Besa, Prania Besnike, PasqyrAlbania dhe Shkalla e Meritës si dhe i tërë sistemi i ri i komunikimit të shtetit dhe partisë janë komponentët e një reforme të domosdoshme të marrëdhënies qytetar-shtet.

“Sot duhet të ndeshemi me 3 plagë që ushqejnë njëra tjetrën. Njëra plagë është plaga e shtetit labirintit, qytetari nuk di kur dhe kush duhet ti përgjigjet. Plaga 2 është mungesa e memories institucionale. Premtohet, flitet vendoset por nuk mbahet regjistër llogarish për atë që u bë, për atë që nuk u bë, për atë që u vonua apo për atë që ndryshoi rrugës. Memoria institucionale nuk është protokolli i institucionit. Është shumë më tepër. Mungesa i kushton shtetit dhe qytetarit shumë herë më tepër se sa mund të imagjinohet. E treta është plaga e derës që nuk duket, të cilën e sheh dhe mund ta prekësh tek ndjenja shpesh herë e drejtë e çdo njeriu në Shqipëri që për një shërbim, për një vend pune, njohja vlen më shumë se merita dhe fati vlen më shumë se ligji. Pasqyrë Albania, Prania besnike, Besa dhe shkalla e meritës janë pjesë e pandashme e përpjekjes për t’iu dhënë përgjigje këtyre pyetjeve”, tha Rama. Sipas Ramës pjesë e Pasqyrës duhet të jenë edhe dy pushtete të tjera, ai legjislativ dhe gjyqësor. “Pasqyra nuk ka deklaratë cfarë do bëjmë ne, por çfarë bën qeveria, çfarë bën me gjasë parlamenti dhe pushteti gjyqësor”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top