Prapaskena te Real Madrid: dy kampe përplasen prej muajsh për shkak të Xabi Alonso

Sherri mes Tchouameni dhe Valverde është vetëm episodi i fundit i sezonit katastrofik të Real Madrid, që u mbyll pa trofe dhe me dhomat e zhveshjes të shpërthyera nga tensioni. Nëse dy lojtarët arritën deri aty sa të kapeshin fizikisht në stërvitje, me uruguaianin që përfundoi edhe në spital, kjo ndodh sepse ata janë pjesë e dy kampeve të kundërta që prej muajsh kanë përçarë ambientin dhe kanë ndikuar negativisht në skuadër.

Situata u përkeqësua kur disa lojtarë nisën të shfaqnin pakënaqësi ndaj Xabi Alonso dhe metodave të tij të stërvitjes: prej muajsh në Valdebebas ndihet një atmosferë toksike që ka krijuar ndarje gjithnjë e më të forta, të shoqëruara me debate, sherre dhe sjellje agresive që nuk mbetën vetëm brenda mureve të qendrës stërvitore.

Dhomat e zhveshjes të ndara në dy kampe

Origjina e përçarjes lidhet pikërisht me metodat e teknikut Xabi Alonso. Një mosmarrëveshje sportive u kthye në diçka shumë më të madhe. U krijuan dy grupe: ai ku bën pjesë Tchouameni, në mbështetje të trajnerit spanjoll, dhe ai i kapitenëve Valverde dhe Vinicius, që ishin kundër tij.

Në muajin tetor situata u përkeqësua edhe më shumë: shumë lojtarëve nuk u pëlqente intensiteti taktik i seancave stërvitore, analizat e gjata me video dhe metodologjia e rreptë me të cilën nuk ishin mësuar. Për më tepër, përjashtimet e vazhdueshme të Vinicius vetëm sa e acaruan klimën.

Real

Klubi tentoi të organizonte takime, darka dhe aktivitete për të ribashkuar grupin, por ndarja tashmë ishte e pariparueshme. Në janar Xabi Alonso u shkarkua dhe në vend të tij erdhi Arbeloa, por as ndryshimi në stol nuk arriti të qetësonte situatën: me rezultatet e para negative, problemet u rikthyen dhe sipas “MARCA”, gjashtë lojtarë nuk kanë asnjë raport me trajnerin e ri.

Të gjitha sherret e Real Madrid

Përplasja mes Tchouameni dhe Valverde u parapri nga shumë debate dhe episode tensioni, si rasti i Mbappé, i kritikuar jo vetëm nga tifozët por edhe nga vetë shokët e skuadrës, të irrituar nga prania e tij.

Goditja e parë erdhi me reagimin e Vinicius pas zëvendësimit nga Xabi Alonso në “El Clasico” në tetor, moment që konsiderohet pika e thyerjes për dhomat e zhveshjes. Më pas erdhën ndërhyrja e ashpër e Carvajal ndaj një lojtari të akademisë (që u dëmtua për rreth një muaj), shuplaka e Rudiger ndaj Carreras pas një darke skuadre, konfliktet me Arbeloa dhe Mbappé (i cili së fundmi bëri edhe një udhëtim shumë të komentuar me të dashurën), si dhe tensionet e reja me Carvajal, që këtë sezon ka luajtur shumë pak.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top