Prapaskena, Taylor u shoqërua jashtë stadiumit: zv/trajneri gjerman Wagner iu fut në dhomën e zhveshjes

Të nesërmen e eliminimit, dhimbja nuk qetësohet. Në Gjermani askush nuk ndal së foluri për gabimin e arbitrit Anthony Taylor, në ndeshjes Spanjë-Gjermani. Një gabim i rëndë për kombëtaren gjermane, e cila doli nga kampionati europian në çerekfinale ndaj ekipit të De la Fuente. Gazetat gjermane dhe jo vetëm ato vazhdojnë të flasin për episodin e inkriminuar. Sipas asaj që raportohet nga shtypi arbitrit i është dashur të merret edhe me Sandro Wagner, ndihmës i trajnerit Nagelsmann.

Ish-lojtari i Bayern Munich thuhet se hyri në dhomën e zhveshjes së arbitrit menjëherë pas ndeshjes. Fluturuan fjalë të forta, ofendime me tone të larta. Disa dëshmitarë konfirmuan se diskutimi u zhvillua vërtetë dhe ishte shumë i gjallë me përplasjen që kaloi mbi norma. Megjithatë, trajneri i Gjermanisë nuk ka dashur të shkojë më tej dhe ka komentuar ngjarjen si më poshtë: “Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një vlerësim i tillë në një milisekondë”. Një anashkalim i papranueshëm, megjithatë, nuk ishte zgjedhja e vetme e gabuar në një ndeshje nervoze me 16 kartonë të verdhë të dhënë.

Por nuk mbaron këtu. Gjithashtu sipas Bild, pas përplasjes me Wagner, arbitri Anthony Taylor është shoqëruar jashtë stadiumit me roje dhe më pas ka hipur në një makinë pa dhënë asnjë deklaratë në lidhje me penalltinë e shumëpërfolur që nuk u akordua. Anglezi doli nga stadiumi 80 minuta pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes. Asnjë lloj shpjegimi, vetëm heshtje dhe një arratisje e vërtetë për të shmangur përplasjet me tifozët.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top