Prapaskena e turpshme e Wanda Nara: “Përdori kartën e Icardit për dhuratat për Baldé”

Në Argjentinë, thuajse çdo ditë, emisionet e specializuara flasin për divorcin e stuhishëm mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi. E nuk kalon javë pa dalë në dritë detaje të reja për një nga historitë më të përfolura (dhe më të ndjekura në rrjete sociale) të viteve të fundit. Prapaskena të reja dalin pa ndalur për bashkëjetesën e gjatë dhe të trazuar mes çiftit, por nga Argjentina vjen një tjetër zbulim që përfshin edhe Keita Baldé.

Në emisionin televiziv “El Ejército de la Mañana” këtë herë dolën në pah detaje të reja rreth marrëdhënies që sipërmarrësja argjentinase Wanda Nara kishte me ish-shokun e skuadrës së bashkëshortit, Keita Baldé, tani pjesë e Monzës. Detaje që, gjithmonë nëse nuk i dinte më parë, nuk do t’i pëlqejnë aspak Mauros…

Wanda dhe dhuratat për Keita me kartën e Icardit
Duke u rikthyer te historia mes Wanda Nara dhe Keita Baldé, gazetarët Pepe Ochoa dhe Fefe Bongiorno zbuluan prapaskena të pabesueshme: “Ajo që e bezdis më shumë Mauron është fakti që Wanda paraqitet si nënë e përkushtuar, ndërsa në të vërtetë i kishte lënë fëmijët të mbyllur në një hotel të njohur në Turqi, ndërsa ai punonte dhe ajo dilte me të dashurin…”, shkruan faqja Viva El Pais, duke cituar fjalët e dy gazetarëve të showbiz-it. Por nuk mbaron këtu, sepse në të njëjtin artikull flitet edhe për dhurata.

Marrëdhënia mes të dyve nuk duket të ketë qenë një flirt i shkurtër, por diçka më e thellë, madje me dhurata superluksoze nga Wanda për lojtarin: “Prezantuesja i ka blerë dy orë Rolex atij dhe i ka paguar me kartën e kreditit të Mauro Icardit”, pohojnë dy gazetarët. Wanda Nara kishte pranuar historinë me Keita Balde, por kishte sqaruar se kishte filluar ta frekuentonte senegalezin vetëm pas tradhtisë së supozuar të bashkëshortit të saj Icardi, me China Suarez.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top