Prapaskena e pabesueshme mbi Koopmeiners: “Për 20 ditë nuk ka fjetur në shtrat”

Kundër Lille në Champions League, Thiago Motta synon të mbështetet në centimetrat dhe cilësinë e Koopmeiners dhe Thuram. Holandezi është rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të brinjës që pësoi gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe synon të tregojë se e meriton vendin e titullarit në këtë Juventus.

Koopmeiners 20 ditë pa shtrat
Tuttosport zbulon një episod kurioz për rikuperimin e tij. Forca e vullnetit të Koop kuptohet edhe nga prapaskena e rikuperimit të tij nga fraktura në brinjës për shkak të një përplasjeje loje që e bëri të mungojë në kombëtare dhe i humbi një pjesë loje me Cagliarin dhe më pas ndeshjet kundër Lazio, Stuttgart dhe Inter. Për rreth njëzet ditë holandezit iu desh të flinte në kolltuk dhe jo në krevat, për shkak të dhimbjes që nuk e lejonte të merrte frymë, aspekt që ndikoi shumë në cilësinë e pushimit të lojtarit.

 

E ky lloj dëmtimi pati ndikim edhe në stërvitje sepse, nëse nga njëra anë Koop vazhdonte të kryente disa lloje të punës në palestër, nga ana tjetër në aspekte të ndryshme, si vrapimi, mesfushori duhej të ndalonte për shkak të dhimbjeve në brinjë, duke e bërë kështu shërimin e plotë më të gjatë. Por Koopmeiners shtrëngoi dhëmbët dhe tani është gati…

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top