Prapaskena e Inter-Milan: mesazhi në të gjitha gjuhët me të cilin Fonseca fitoi derbin

Një fjalë e vetme për të dërguar një mesazh të fortë për të gjithë ekipin. Paulo Fonseca zgjoi Milanin në ndeshjen më delikate. Suksesi në derbin ndaj Inter, i papritur në prag të ndeshjes, ishte triumfi i trajnerit portugez, i cili taktikisht “paketoi” skuadrën e Simone Inzaghi dhe ndezi sërish zjarrin e Djallit. Dhe ai e bëri atë me një fjalë specifike: kurajë.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, ky ishte shkrimi – i përkthyer në gjuhët respektive – që lojtarët kuqezi gjetën kur hynë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes kundër kushërinjve të tyre. Prej aty lindi fitorja e Milan, që theu “mallkimin e derbit” dhe u rikthye të mposhtte zikaltrit pas gjashtë humbjeve radhazi.

FONSECA: “KURAJË” NË TË GJITHA GJUHËT
Duke qenë se Inter luante në shtëpi të dielën në mbrëmje, sipas marrëveshjes mes dy klubeve, kuqezinjtë nuk u ndërruan në dhomën e tyre të zakonshme të zhveshjes (përdorur për ndeshjet në shtëpi), por në atë të ofruar në San Siro për të gjithë ekipet vizitore. Fonseca, megjithatë, bëri një kërkesë të veçantë: ai donte që dhoma të personalizohej në një mënyrë të veçantë. Si? Së pari, duke shënuar vendin e secilit lojtar me numrin e fanellës së tij. Por jo vetëm kaq.

Të gjithë kuqezinjtë e grumbulluar u gjendën përballë fjalës “kurajë” në gjuhën e tyre amtare (italisht, frëngjisht, anglisht, portugalisht, serbisht, holandisht, gjermanisht, në varësi të kombësisë së tyre). Me një mesazh shumë të qartë të nënkuptuar: duhet të dalim në fushë pa frikë. E thënë, e bërë. Milan frenoi Inter dhe mori derbin, pas gjashtë zhgënjimeve radhazi. Fitorja e portugezit Fonseca lindi pikërisht aty, nga “kurajo” e tij dhe e gjithë skuadrës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top