Prapaskena e fitores me polemika të Usyk, Fury ikën nga ringu: “Betohem për Zotin

Këtë herë, verdikti ishte edhe më i qartë krahasuar me përballjen e parë të majit të kaluar: Oleksandr Usyk e mposhti sërish me pikë, por këtë herë me vendim unanim, Tyson Fury në ndeshjen e shumëpritur të revanshit për kampionatin botëror të peshave të rënda, të vlefshëm për titujt WBA, WBC dhe WBO. Vendimi i tre gjyqtarëve të ndeshjes (të gjithë ranë dakord për t’i dhënë 37-vjeçarit ukrainas rezultatin 116-112) u kontestua nga boksieri britanik. Pas leximit të kartave të gjyqtarëve, Fury u largua menjëherë nga ringu pa thënë asnjë fjalë. Më pas, ai shpërtheu ndaj ish-trajnerit të tij Ben Davison, ndërsa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes: “Betohem për Zotin, mendova se kisha fituar të paktën me tre raunde avantazh”.

Fury nuk e pranon humbjen e dytë ndaj Usyk
“Çfarë mendon, sinqerisht?”, e pyeti Fury Davison, i cili i shpjegoi se, bazuar në atë që u pa në ringun e Riadit, mund të pritej çdo vendim nga gjyqtarët: “Mendova se ishte një verdikt i pasigurt. Mendova se do ta kuptoje vetë, për të qenë i sinqertë”. Polemikat u përforcuan më pas nga promotori i ‘Gipsy King’, Frank Warren, i cili nuk ishte aspak i kënaqur me rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Me një kopje të kartave të gjyqtarëve në dorë, Warren reagoi: “Është çmenduri. Tyson ishte i tronditur. I dhanë vetëm 4 raunde nga 12, që është e pamundur. Kam shumë vite në këtë sport dhe e di që jam i njëanshëm, por një nga gjyqtarët nuk i dha asnjë raund nga i gjashti e tutje. Shikoni! Asnjë raund! Si është e mundur? Është e pamundur. E njëjta gjë me një gjyqtar tjetër, i dha vetëm një raund në gjashtë të fundit, dhe e njëjta gjë me këtë tjetri. Është çmenduri”.

E më pas: “Oscar de la Hoya e kishte nxjerrë Fury fitues me tre ose katër raunde diferencë. Dhe ai është neutral. Është çmenduri. Nuk e kuptoj. Por ja që kështu është, dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen me Tyson,” shtoi ai, duke lënë të kuptohej për një tërheqje të mundshme të Fury (ndonëse ai mund të përballet me Anthony Joshua).

Po shkohet drejt revanshit mes Usyk dhe Dubois
Nga ana tjetër, Usyk ishte i qetë kur u pyet nëse pikët e ndeshjes së tij kundër Fury-t ishin të drejta. Ai u përgjigj thjesht: “Fitova. Është mirë. Fitova. Falë Zotit.” Më pas, përballë tij u shfaq kampioni i WBO-së, Daniel Dubois, i cili e sfidoi menjëherë ukrainasin për një ndeshje për unifikimin e titullit të peshave të rënda, duke marrë si përgjigje: “Asnjë problem.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top