Prapaskena e bujshme: “Fabian Ruiz ‘favorizoi’ Italinë, ndaj Luis Enrique e hoqi nga kombëtarja”

Ndoshta tani te PSG do të kenë bërë paqe, por në kohën kur Luis Enrique ishte trajner i Furive të Kuqe marrëdhënia mes të dyve nuk ishte tamam idilike. Madje ish-lojtari i Napolit Fabian Ruiz u la jashtë kombëtares, në të cilën më pas u kthye si protagonist me de la Fuente. Arsyeja e përjashtimit të tij nga Spanja, megjithatë, nuk ishte teknike, por ndëshkuese.

Pavarësisht se Luis Enrique dhe mesfushori tani janë së bashku te Paris Saint Germain, e vërteta është se gjatë Kampionatit Evropian 2021, trajneri kishte “akuzuar” Fabian Ruiz për rrjedhjen e informacionit për titullarët kundër Italisë te medait. Ajo njëmbëdhjetëshe, e cila përmbante surpriza, ishte publikuar shumë herët dhe më pas pati ulërima nga Luis Enrique në dhomën e zhveshjes. Tekniku u fut në kontakt me persona të stafit të tij dhe aty nisi të hetonte, edhe pse askush tjetër nuk i dha aq shumë rëndësi asaj që kishte ndodhur.

Fabian ishte përcaktuar si fajtori. Megjithatë, askush nuk e pranoi nëse lojtari ishte informuar para të tjerëve. Luis Enrique pretendoi se dyshimet e tij bazoheshin në faktin se lëvizja e padrejtë e Fabian Ruiz ishte për shkak të një trilli të mëparshëm të mesfushorit, i cili në atë kohë luante për Napolin. Në fakt, ai nuk kishte startuar asnjëherë në fazën e grupeve të kompeticionit, ashtu si në 1/8 kundër Kroacisë. E akoma më keq, në çerekfinale kundër Zvicrës nuk doli fare në fushë për asnjë minutë. E duke qenë se ai nuk ishte mes titullarëve as kundër Italisë, trajneri mendoi se ishte ai spiuni.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top