Prag proteste/ Policia nuk lë shteg pa siguruar në Bulevard

Një mijë forca policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së sotme të thirrur nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës.

Mësohet se policia ka nisur zbatimin e planit të masave, ku prezent do të jenë edhe FNSH dhe RENEA.

Po ashtu prapa ambienteve të kryeministrisë janë vendosur edhe autobotet me ujë, në rast se do të jetë e nevojshme ndërhyrja.

Një kordon policie do të vendoset përreth kryeministrisë. Nuk do mungojnë as agjentët civile, të cilët do të jenë brenda protestuesve. Ndërsa zona është pajisur edhe me kamera me rezolucion të lartë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top