PPE njeh zyrtarisht Sali Berishën në krye të PD, i kërkon të emërojë delegatët e tij për Asamblenë

Partitë Popullore Evropiane njohin zyrtarisht si kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishën.

Përmes një letra drejtuar Berishës, Presidenti i Partive Popullore Evropiane Manfred Weber i bën me dije që t’i nominoj kandidaturat për në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane.

“I nderuar President, në fillim të çdo legjislature të Parlamentit Evropian, përbërja e Asamblesë Politike të PPE-së rillogaritet në proporcion me numrin e anëtarëve të Parlamentit Evropian (neni 15 i Statutit të PPE).

Jeni të lutur të emëroni delegatët tuaj (dhe zëvendësuesit e tyre) në Asamblenë Politike të PPE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Në bashkëngjitje do të gjeni përbërjen e re e cila u miratua nga Asambleja Politike e 30 shtatorit dhe 1 tetorit 2024. Përbërja e re do të hyjë në fuqi që nga mbledhja e Asamblesë Politike në Maltë më 21-22 nëntor 2024”, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top