Që nga viti 2021, sezoni i Formula 1 ka nisur në Sakhir, me GP të Bahrein dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit. Gara e parë e Botërorit është planifikuar për në 3 mars. Gjërat, me sa duket, po ndryshojnë për një lloj rikthimi në të ardhmen. Organizatorët e GP të Australisë, në fakt, kanë lajmëruar takimin për në vitin 2025 në rrjetet sociale, duke zbuluar se “debutimi i Lewis Hamilton te Ferrari” do të jetë pikërisht në Melburn. Më pas postimi u fshi, edhe për shkak se kalendari për sezonin e ardhshëm nuk është ende zyrtar, por tashmë të dhënat janë bërë të ditura.
Cirkuiti i Albert Park nga viti 1996 në 2005, nga 2007 në 2009 dhe nga 2011 në 2019, kishte mirëpritur fillimin e kampionateve të F1, përpara se ky nder t’i jepej Bahreinit. Dalja hapur nga organizatorët australianë zbuloi se që nga viti i ardhshëm gara e parë do të kthehet në Melburn. Për Hamilton do të ishte një traditë e këndshme duke pasur parasysh se, si me McLaren (2007) ashtu edhe me Mercedes (2013), gara e tij e parë në një ekip të ri ishte në Australi. E tani kjo mund të përsëritet edhe te Ferrari.