Portugalia e fiton dramën e penalltive ndaj Spanjës, shpallet kampione e Ligës së Kombeve

Portugalia është kampione e Ligës së Kombeve.

Portugezët triumfuan pas penalltive ndaj Spanjës në finale, shkruan Gazeta Express.

90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën me rezultat të barabartë 2:2, teksa shënoi gol edhe Cristiano Ronaldo.

30 minuta e vazhdimeve u mbyllën me rezultatin e njëjtë, teksa penalltitë e përcaktuan fituesin.

Ishte Portugalia që u tregua më e mirë, duke fituar 5:4 në fund.

Kjo është hera e dytë që Portugalia e fiton këtë trofe.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top