Më 11 tetor 2024, Kenia dhe Kameruni u përballën në fazën e grupeve për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025. Kombëtarja keniane u mposht me rezultatin 4-1, duke humbur çdo mundësi për t’u kualifikuar në turneun kontinental. Kjo disfatë çoi në dorëheqjen e menjëhershme të trajnerit Engin Firat, për shkak të disa golave të dyshimtë të pësuar nga portieri i tij. Në vend shpërtheu një debat i madh dhe Federata e Futbollit të Kenias (FKF) hapi një hetim ndaj portierit Patrick Matasi, i akuzuar për përfshirje në trukime ndeshjesh.
Një burim anonim ka regjistruar një video ku një person i ngjashëm me Matasin diskuton me dikë tjetër për një “plan” në ndeshjen e ardhshme, por nuk ka prova të qarta që ai është vërtet portieri dhe se ka marrë pjesë në ndonjë skemë të tillë. Në ndeshjet e fundit, emri i tij nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve nga trajneri i ri McCarthy, për shkak të hetimit që po zhvillohet për të vërtetuar nëse ai ka qenë i përfshirë në manipulimin e ndeshjeve të kombëtares së tij – apo edhe të klubeve.
Dyshimet për trukimin e ndeshjes kundër Kamerunit
Federata e Futbollit të Kenias ka nisur një hetim të plotë ndaj Matasit, duke e akuzuar atë për përfshirje në një rrjet të trukimit të ndeshjeve. 37-vjeçari, i cili luan për klubin kenian Kakamega Homeboyz, ka mbi 30 paraqitje me kombëtaren, ndërsa ndeshja e tij e fundit me Harambee Stars ishte pikërisht ajo e tetorit të kaluar në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në rrjetet sociale qarkullon një video që supozohet se tregon Matasin duke pranuar një marrëveshje për të ndikuar në rezultatin e një ndeshjeje të kampionatit. Megjithatë, asnjë media nuk e ka verifikuar autenticitetin e videos. “Kam folur me të. Edhe ai ishte i tronditur nga ajo që pa në video dhe më tha se nuk ka asnjë lidhje me këto akuza,” deklaroi për BBC Sport Africa pronari i Kakamega Homeboyz, Cleophas Shimanyula.
Kenyan men's national football team goalkeeper Patrick Matasi has been dragged into serious allegations of match-fixing after a secretly recorded video was leaked allegedly showing him negotiating a deal to manipulate the outcome of a Kenyan Premier League (KPL) match.
Matasi,… pic.twitter.com/aX7eVqL58r
— Cyprian, Is Nyakundi (@C_NyaKundiH) March 26, 2025
Hetimet dhe reagimi i federatës
FKF ka deklaruar se do të bashkëpunojë me FIFA-n, Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF) dhe autoritetet përkatëse për hetimet. Në njoftimin zyrtar thuhet: “Riafirmojmë politikën tonë të tolerancës zero ndaj manipulimit të ndeshjeve dhe jemi të përkushtuar për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve tona. Ky hetim do të respektojë rregullat kundër manipulimit të FKF-së dhe udhëzimet e FIFA-s, duke garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të thelluar. Të drejtat e lojtarit dhe klubit të tij do të respektohen dhe do të merren masa të përshtatshme bazuar në përfundimet e hetimeve”.
Federata ka ftuar këdo që ka informacione të besueshme të ndihmojë në hetime, duke siguruar se çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet maksimal. Megjithatë, Shimanyula ka sfiduar komunitetin e futbollit kenian të sjellë prova kundër Matasit: “Kakamega Homeboyz është kundër çdo forme manipulimi të ndeshjeve. Në të kaluarën kemi raportuar raste të lojtarëve tanë që kanë trukuar një ndeshje me trajnerin dhe FIFA ka dhënë dënime. Ne kemi sistemet tona të brendshme për të analizuar ndeshjet e dyshimta dhe nuk mund të flas për klubet e tjera. Si Kakamega Homeboyz, kërkojmë që kushdo që ka prova kundër Matasi të na i sjellë.”
Statement on Match Manipulation Allegations pic.twitter.com/d98JCp5HW9
— Football Kenya Federation (@Football_Kenya) March 27, 2025
Portieri mbrohet: “I pafajshëm derisa të provohet e kundërta”
Pronari i Homeboyz ka mbështetur Matasin, duke theksuar se ai ka mbajtur portën të paprekur në tre ndeshje që nga bashkimi me ekipin një muaj më parë. “Kur e pamë këtë video, e kuptuam që mund të jetë keqinterpretuar ose të ketë përmbajtje të manipuluar. Nuk mund t’i besojmë gjithçkaje që shohim. Ai do të vazhdojë të luajë për ne sepse, për sa kohë që nuk ka prova ose një njoftim nga FKF që lojtari është i dyshuar për shkelje, ai është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Nëse dalin prova, atëherë do të veprojmë”.