“Por pse?”, leximi i buzëve zbulon arsyen e përplasjes mes Messi e James Rodriguez

Përballja konfrontuese mes Lionel Messi dhe James Rodriguez gjatë ndeshjes Argentina–Kolumbi nuk kalon pa u vënë re. Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ishte një rast për të sqaruar hesape të vjetra ende të hapura, fjalë që kampioni argjentinas i kishte lidhur në mendje dhe ia ktheu mbrapsht në një ndeshje të tensionuar, sidomos në fundin e saj. Shprehjet e fytyrave gjatë atij shkëmbimi të ngarkuar thonë gjithçka. Interpretimi i leximit të buzëve i bërë nga mediat e Amerikës së Jugut lejoi rindërtimin e momenteve kryesore të atij dialogu të ashpër.

Shenja e qortimit, qëndrimi pothuajse përçmues i “Pleshtit”, e lë të habitur ish-lojtarin e Real Madrid: e shikon i shtangur, belbëzon diçka, duket sikur po justifikohet, por nuk ka vlerë sepse “numri 10” nuk do të dëgjojë asgjë.

Dialogu i rindërtuar nga leximi i buzëve: “Por pse?”
Gjithçka nisi kur, rreth minutës së 70’, Enzo Fernandez u përjashtua me karton të kuq për një faull të rëndë ndaj Kevin Castano. James proteston, grumbullohen disa lojtarë të Argjentinës dhe pikërisht në atë moment afrohet Messi. Nga pamjet dallohet sesi ish-lojtari i Barcelonës e shtyn tutje, duke e larguar nga grupi dhe më pas e tërheq mënjanë për të biseduar veçmas. Të dy përpiqen të flasin duke mbuluar gojën, në mënyrë që transmetimi direkt në televizion të mos mund të rikrijojë fjalët e përdorura. Ia dolën deri në një farë pike, por ajo që duhej të dilte, doli gjithsesi në dritë.

“Por pse?”, thotë kolumbiani duke provokuar reagimin e zemëruar të argjentinasit: “Po, po… thatë që arbitri do të na ndihmonte në finale. Ti flet shumë…”. James e përtyp goditjen i habitur dhe pas ndeshjes preferoi të mos zgjatej rreth asaj që ndodhi në fushë, duke u mjaftuar të thotë: “Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë”.

Mosmarrëveshjet e vjetra mes Messi dhe James Rodriguez
Mes të dyve kishte përplasje të vjetra që datojnë një vit më parë, saktësisht në fitoren e Argjentinës në finalen e Copa America. Rodriguez pati thënë se nëse Kolumbia kishte humbur, kjo kishte ndodhur “për shkak të faktorëve të jashtëm, mendoj se nuk do të kishim mundur të bëheshim kampionë. Arbitri pati një ndikim të madh dhe nuk na dha një ose dy penallti”. Deklarata që nuk i kishin pëlqyer argjentinasit Messi: zakonisht nuk reagon publikisht ndaj akuzave të tilla, por me James nuk mundi ta përmbante veten. “Flet shumë”, i tha pothuajse pa e parë fare në sy, duke e lënë me një shprehje të hutuar në fytyrë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top