“Populli mbështet SPAK” Adriatik Lapaj protestë para kryeministrisë (FOTO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të shtunë para godinës së kryeministrisë, në protestën e thirrur nga kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Pamjet tregojnë disa dhjetëra protestues, të cilët kanë mbushur sheshin përballë selisë së qeverisë, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes.

Në fjalën e tij para protestuesve, Lapaj akuzoi qeverinë Rama për korrupsion sistemik, duke e lidhur revoltën qytetare drejtpërdrejt me skandalin Balluku dhe duke kërkuar drejtësi për çështjet që, sipas tij, kanë tronditur besimin publik. Protesta u shoqërua me thirrje të vazhdueshme kundër kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.

Në pankartat e mbajtura nga qytetarët lexohej “Edi Rama jep dorëheqjen” dhe “Edi Rama o hajdut”, ndërsa sloganet dhe brohoritjet denonconin, sipas protestuesve, vjedhjet dhe abuzimet që u janë bërë qytetarëve nga qeveria.

           

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top