Policia vrau një 17-vjeçar në periferi të Parisit, shpërthejnë protestat

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer mes francezve dhe policisë pas publikimit të lajmit se një 17-vjeçar u vra me armë zjarri në periferi të Parisit. I riu dyshohet se nuk zbatoi urdhrin e policisë për të ndaluar makinën e tij.

Adoleshenti po ngiste një makinë me qira në periferinë perëndimore të Parisit të martën. Policia e pikasi dhe i tërhoqi vëmendjen për shkelje të disa rregullave rrugore.


Një video që qarkullon në mediat sociale, e vërtetuar nga agjencia franceze e lajmeve AFP, tregon dy oficerë policie që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit nga dritarja dhe qëllon nga një distancë e afërt. I riu me sa duket vazhdon të drejtojë makinën. Makina ka lëvizur disa dhjetëra metra përpara se të përplasej.

Vendasit zhvilluan një protestë jashtë rajonit së policisë. Tensionet u rritën më vonë të martën midis policisë dhe demonstruesve që ndezën zjarre, ndezën një makinë, shkatërruan stacionet e autobusëve dhe hodhën fishekzjarre drejt policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe granata shpërndarëse, sipas videove të transmetuara në mediat lokale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top