Policia sulmon edhe mediat me ujë me piper, dëmtohet gazetari

Tensionet vijojnë në rrugët e Tiranës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve. Sipas raportimeve nga terreni, uji i përdorur nga autobotët përmbante edhe solucion irritues.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit, grupe të rinjsh vijojnë të qëndrojnë në disa zona të kryeqytetit.

Gjatë protestës është lënduar edhe gazetari i News24, Klevin Muka. Dyshohet se ai është goditur nga uji me përmbajtje irrituese i përdorur nga policia dhe ka pësuar djegie të forta në trup. Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top