Policia “sitë” makinave luksoze në Tiranë, gjendet dr*gë e shkopinj bejsbolli

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në Tiranë, me fokus automjetet luksoze, mjetet e blinduara dhe personat me precedentë kriminalë. Gjatë operacionit janë verifikuar dhjetëra mjete dhe shoferë, janë hequr xhama të zinj në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa disa persona janë shoqëruar pasi u kapën me lëndë narkotike, sende të forta si shkopinj bejsbolli.

“Janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze; janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;
11 automjeteve luksoze iu janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor; janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;
janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej tyre mjet i blinduar; janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.“, njofton policia.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top