Policia përgënjeshtron qeverinë e Iranit për kompjuterat e muxhahedinëve

Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar lajmi se kompjuterët e MEK janë dërguar në Iran. Këtë e pranoi pak ditë më parë zëdhënësi i qeverisë iraniane në disa mesazhe në Twitter, ndërsa sot i njëjti mesazh u përsërit nga Sali Berisha. I pyetur nga gazetarët se ku i bazon informacionet e tij, Berisha tha se policia shqiptare nuk e kishte përgënjeshtruar deklaratën e qeverisë së Iranit, gjë që provokoi edhe reagimin e policisë.

Policia e Shtetit sqaron se “asnjë nga strukturat e saj nuk ka patur kontakte me shtetin iranian dhe se asnjë nga pajisjet kompjuterike të sekuestruara dhe asnjë material i nxjerrë nga këto pajisje, nuk është dërguar jashtë territorit të Shqipërisë”.

Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka shpërndarë një mesazh në Tëitter ku spekulon për kompjuterat dhe serverat që u sekuestruan në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ai tha se Irani ka fituar akses në një grup pajisjesh elektronike të konfiskuara gjatë operacionit të fundit nga policia shqiptare në kampin e organizatës Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Sefer Kalaxhi, kreu i këshillit të informacionit të qeverisë iraniane, postoi të hënën në Tëitter një mesazh sipas të cilit, një dërgesë që përmbante disqe dhe kuti kompjuteri që i përkisnin MKO-së kishte mbërritur në Iran.

“Ekspertët iranianë janë aktualisht të angazhuar në marrjen e të dhënave nga këto pajisje dhe identifikimin e lidhjeve të grupit terrorist dhe qelizave sabotuese”, shtoi ai, shkruajnë mediat iraniane.

“Rezultatet kanë qenë premtuese deri më tani,” tha zyrtari. Nuk dihet sa e vërtetë është kjo deklaratë, pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit tashmë janë ndërprerë, që kur qeveria shqiptare largoi ambasadën iraniane nga Tirana. Gjithsesi për spekulimin nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare.

Forcat e policisë shqiptare hynë në kampin Ashraf-3, më 20 qershor në bazë të një vendimi gjyqësor që kishte të bënte me sulmet kibernetike të muxhahedinëve drejt Iranit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top