Policia i refuzoi lejen, PD zhvendos protestën te Bulevardi Zogu i Parë

Partia Demokratike ka thirrur një protestë ditën e sotme, leja e së cilës është refuzuar nga Policia e Tiranës për shkaqe sigurie pasi tubimi do të zhvillohet në afërsi të perimetrit të sigurisë së Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Edhe pse policia nuk i ka pranuar kërkesën, Partia Demokratike nuk është tërhequr ndërsa ka zhvendosur tubimin nga Bulevardi i Ri te Bulevardi Zogu i Parë.

“Nesër protesta do te zhvillohet te Bulevardi Zogu i Pare, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, u tha në njoftim.

Kryedemokrati Sali Berisha foli dy ditë më parë lidhur me protestën kur tha se do të zhvillohet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në “një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top