Policia e Tiranës bën bilancin javor: 28 shoferë të arrestuar, qindra gjoba

Brenda një jave në Tiranë 28 persona janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë nga policia për drejtim makine në gjendje të ndehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Me masa administrative janë ndëshkuar 648 drejtues mjetesh të cilët kanë përdorur celularë në timon.

432 shoferë janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha dhe 557 të tjerë janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë vendosur 660 masa administrative për për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. 78 persona kanë marrë masë administrative për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura dhe 138 këmbësorë kanë marrë masa administrative për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

15 automjete janë bllokuar, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top