Policia e Shtetit zbarkon sërish në kampin e muxhahedinëve

Mëngjesin e kësaj të enjteje, policia ka zbarkuar sërish në kampin MEK në Manëz të Durrësit. Forca e policisë janë vendosur në hyrje të kampit Ashraf 3 dhe kontrollojnë të gjithë mjetet që dalin nga kampi.

Ndërkohë, kujtojmë se një javë më parë në këtë kamp për shkak të kontrolleve të ushtruara nga Policia me urdhër të SPAK pati tensione. Përfaqësues të MEK akuzonin efektivët e policisë për dhunë. Pjesëtarët e opozitës iraniane akuzuan policinë se i mori jetën një anëtari të tyre përmes gazit lotsjellës, ndërkohë që shkaqet e vdekjes së personit në fjalë ende nuk janë përcaktuar nga ekspertiza.
Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë, ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.
Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top