Policia e Kosovës ndalon një serb tjetër nga Leposaviç

Forcat speciale të Policisë së Kosovës sot kanë ndaluar në Leposaviç një serb tjetër, në moshën 34-vjeçare dhe i kanë bastisur dhe shtëpinë.

Shtëpia e serbit të identifikuar si M.M ku jeton me gruan dhe pesë fëmijët e tij, ndodhet në një pjesë të qytetit që banorët vendas e quajnë Leposavsko.

Bashkëshortja e të arrestuarit ka konfirmuar për mediat se gjatë kontrollit, oficerët specialë i kanë thënë që t’i largojë fëmijët.

Ajo gjithashtu shtoi se bashkëshorti i saj ishte ndaluar për shkak të një postimi në Facebook, por se ajo nuk e dinte se nga cili vit ishte ai postim dhe se i ishte thënë se ai do të jepte deklaratë vetëm në stacionin policor.

Fqinjët e të arrestuarit kanë konfirmuar se janë shqetësuar nga kjo ngjarje.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top