E ardhmja e Paul Pogba po bën shumë bujë kohët e fundit. Mesfushori francez pritet të përfundojë pezullimin për doping në muajin mars dhe do të mund të rikthehet në fushë pas largimit nga Juventus. Fillimisht u përfol për kontakte me Olympique Marseille, por ditët e fundit ka dalë një pistë e re që e lidh atë me klubin brazilian Corinthians.
Historia është mjaft e veçantë sepse faqja e eskortave “Fatal Model”, e cila më parë kishte tentuar të sponsorizonte Vitoria Bahia, ka deklaruar në rrjetet sociale se do të mbulojë një pjesë të pagës së Pogba-s nëse ai transferohet te Corinthians. Faqja, e cila përshkruhet si “më e madhja në Brazil” në këtë sektor, ka ofruar nga tre deri në katër milionë realë (rreth 460.000 deri në 620.000 euro) në këmbim të reklamimit të markës së saj në produktet zyrtare të klubit.
Pogba te Corinthians, propozimi i faqes së eskortave
Ky propozim shkaktoi menjëherë një debat të madh, sidomos pas deklaratës së Fatal Model në profilin e tyre zyrtar: “Fatal Model konfirmon lajmin për nisjen e negociatave me Corinthians për një sponsorizim që do të mundësojë transferimin e Paul Pogba. A mund ta imagjinoni yllin francez duke veshur fanellën e Timão? Propozimi ynë është të bashkëpunojmë për të realizuar këtë ëndërr. Do të ishe i mirëpritur në Brazil, Pogba! Do të të prisnim krahëhapur”.
A Fatal Model confirma a notícia de que deu início à negociação com o @Corinthians de um patrocínio que viabilize a contratação de @paulpogba
Imagina ver o craque francês vestindo a camisa do Timão? Nossa proposta é colaborar para tornar esse sonho da Fiel realidade. Leia:…
— Fatal Model (@FatalModel) December 16, 2024
Reagimi i Corinthians
Ky njoftim ka vënë në siklet klubin Corinthians, i cili nxitoi të mohojë zërat për një marrëveshje të mundshme me faqen e eskortave. Në një deklaratë zyrtare, klubi brazilian theksoi:
“Departamenti i Marketingut i Sport Club Corinthians Paulista njofton se ka marrë një email nga kompania Fatal Model, por nuk ka asnjë negociatë në proces. Klubi falënderon kompaninë për interesimin”.
O departamento de Marketing do Sport Club Corinthians Paulista vem a público informar que recebeu um e-mail da empresa Fatal Model, porém não há negociação em andamento.
O Clube agradece o interesse da empresa.
— Corinthians (@Corinthians) December 16, 2024
Situata, që dukej e çuditshme që në fillim, është sqaruar me këtë deklaratë nga klubi, duke konfirmuar dyshimet e ngritura. Megjithatë, kjo ngjarje është një shembull i qartë i rëndësisë për të pasur kujdes ndaj thashethemeve dhe zërave të merkatos, pasi shpesh rreziku për një “bluff” të madh është gjithmonë i pranishëm.