Pogba nuk dihet kur rikthehet, Monaco e heq nga lista e Champions: fundi i karrierës

Paul Pogba vazhdon të jetë në infermieri dhe rikthimi i tij me Monacon është kthyer në një mister të vërtetë. Që nga përfundimi i pezullimit për doping ka luajtur vetëm 30 minuta, përpara se të ndalej nga një dëmtim i ri në pulpë. Nuk ka një datë rikthimi dhe askush në klub nuk di me siguri kur do të jetë sërish në dispozicion. Situata është bërë aq e ndërlikuar sa mesfushori është përjashtuar edhe nga lista e Champions për ndeshjet ndaj PSG.

Çfarë ndodhi me Pogba te Monaco

Pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin, Pogba zgjodhi Francën për të ringritur karrierën. Në letër gjithçka dukej në rregull, por një seri dëmtimesh e kanë penguar. Pas përfundimit të pezullimit priti për t’u kthyer, luajti vetëm gjysmë ore dhe më pas u ndal sërish nga problemi në pulpë. Nuk ka një afat rikthimi dhe situata duket komplekse.

Drejtori sportiv Thiago Scuro u shpreh: “Stafi mjekësor po punon për të gjetur zgjidhje. Kur do të kthehet? Nuk ka një përgjigje të qartë. Duhet të sqarojmë situatën. Si me çdo dëmtim, hapi i parë është rikthimi në fushë, pastaj vazhdimi i stërvitjes për të rifituar formën”. Ndërkohë, Pogba është hequr nga lista Champions, një zgjedhje logjike duke parë gjendjen e tij fizike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top