Pogba kthehet të flasë pas dënimit për doping: “Kurrë nuk jam rritur e kam mësuar kaq shumë në një vit”

Në ditëlindjen e tij të 31, Paul Pogba rikthehet të flasë dhe dërgon një mesazh shprese, pavarësisht vështirësive të mëdha pas skualifikimit të gjatë për doping. “Nuk kam mësuar kurrë dhe nuk jam rritur kaq shumë në një vit”, ka shkruar mesfushori i Juventus në profilin e tij në Instagram, krahas disa fotove që e shfaqin vetëm dhe me fëmijët e tij.

“Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shohësh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, El hamdulilah – shkruhet përsëri në tekst nga Pogba – El hamdulilah për të mirat, të këqijat, momentet e vështira dhe kohët e qetësisë”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top