Poeti shqiptar Mujo Buçpapaj botohet në kopertinat e revistave letrare në Spanjë, Irak dhe në Kinë

Poeti shqiptar Mujo Buçpapaj botohet në kopertinat e revistave letrare në Spanjë, Irak dhe në Kinë

 

 

Përgatiti: Angela Kosta

Me 4 korrik 2024 në Revistën kineze “COMPACT NEËS” publikohen biografia dhe 3 poezi të poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur shqiptar dhe nderkombëtar, drejtorit të Gazetës “Nacional”, Dr. Mujë Buçpapaj.( https://ëëë.meipian14.cn/553c830t…)

Poezitë dhe biografia letrare e M.Buçpapajt janë përkthyer në gjuhën kineze, nga shkrimtarja dhe editorja e mirënjohur Chris Chen, të cilën e falenderoj me shumë mirënjohje për bashkëpunimin dhe promovimin në rrugëtimin e lidhjes së urave kulturore mbarëkombëtare. Ju uroj të gjithëve fillim jave të mbarë kudo që ndodheni!!!
Poeti Mujë Buçpapaj e ka falenderuar shkrimtaren dhe editoren Chris Chen nëpërmjet një mesazhi miqësor

-I dashur Chris Chen!

Jam shumë i lumtur që në revistën tuaj KOMPAKT LAJME u botua biografia ime letrare dhe 3 poezi të përzgjedhura nga krijimtaria ime.
Ju falënderoj me mirënjohje për përkthimin dhe botimin në gjuhën kineze, të krijimtarinë time!
Jam i lumtur që përmes revistës suaj po komunikoj me lexuesit kinezë!

Ju mirëpresim në gazetën letrare e kulturore Kombëtare me shkrime dhe krijimtari.
Falenderova gjithashtu miken tonë të përbashkët Angela Kosta për bashkëpublikimin!
Me respekt Mujë Buçpapaj

– ÇDO FJALË E POEZISË SË MUJë BUÇPAPAJT VË THELLË NË DYSHIM edhe QIEJT

Nga Chris Cen

Editore e revistës “Lajmi kompakt”

“Pavarësisht ndryshimeve të regjimit dhe vështirësive të njerëzve, në poezitë e tij thirrja për njerëzimin është e fortë dhe këmbëngulëse, ku çdo fjalë vë thellë në dyshim edhe qiejt.”

 

Revista “Lajmi kompakt”, Nr.781, në rubrikën “Poezia Botërore”, ju sjellim disa poezi të dy poetëve përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqiptare.
Poeti Mujo është jo vetëm një figurë e rëndësishme në politikëbërjen aktuale kulturore të vendit të tij, por është gjithashtu i njohur në skenën kulturore shqiptare dhe europiane për natyrën e tij të hapur dhe reflektimet mbi historinë.
Ai është sot nga poetët më të suksesshshëm shqiptarë në botimet europiane dhe botërore.
Dihet mirë se Shqipëria ishte një nga miqtë e paktë të RP Kinës në Evropë gjatë një epoke të veçantë. Në atë periudhë , duke filluar nga viti 1960 e ne vijim, kuptimi i brezit të vjetër për kulturën evropiane erdhi kryesisht nga filmat dhe televizionet shqiptare.
Në poezitë e Mujos mund të lexojmë gjurmën e kulturës së fortë të krishterë, dhe rrënjët europiane të këtij qytetrimi që i bëjnë thirrje botës që të kthehet tek qellimi i saj fiznik dhe i moralshëm.
Ai është një poet i sofistikuar shqiptar, shpesh surealist që i rrëfen botës shpirtin e një kombi të lashtë përmes një figuracioni të çuditshëm dhe fantazie mahnitëse.

Pavarësisht ndryshimeve të regjimit dhe vështirësive të njerëzve, në poezitë e tij thirrja për njerëzimin është e fortë dhe këmbëngulëse, ku çdo fjalë vë thellë në dyshim qiejt.

2. POEZITË E MUJË BUÇPAPAJT NË KOPERTINËN E REVISTËS LETRARE, DYGJUHËSHE ARABISHT – ANGLISHT “LITERARY BARCELONA”, NË SPANJË

 

 

Këto ditë në Kopertinën e Revistës letrare dygjuhëshe arabisht – anglisht “Literary Barcelona” në SPANJË përkthehet dhe botohet poeti ndërkombëtar, studiuesi dhe pedagogu Dr. Mujo Buçpapaj, Drejtor i Gazetës “Nacional” dhe Botimeve Nacional, nga Editori maroken Hassan Yarti, të cilin e falenderojmë me shumë mirënjohje për bashkëpunimin dhe promovimin. Urime dhe Suksese të mëtejshme!!!
Poezitë e tij u vlerësuan për vlerat univerale dhe nje origjinalitet tronditës që e hasim vetëm tek pak poetë të poezisë bashkëkohore botërore.

 

-BUÇPAPAJ FALENDERON REDAKTORIN E REVISTËS “LITERARY BARCELONA” NË SPANJË , ZOTIN HASSAN YARTI

Mik i nderuar Hassan Yarti,

Ndihem shumë I emocionuar që jam botuar në kopertinën e revistës letrare dygjuhëshe arabo-anglisht “Literary Barcelona” në SPANË të drejtuar nga Ju si redaktori i shquar dhe njeri që promovon kulturën dhe letërsinë nderkombëtare, zoti Hassan Yarti,

Ju falënderoj shumë për bashkëpunimin dhe promovimin tim dhe njëkohësisht të poezisë shqipe .
Jeni gjithmonë i mirëpritur në gazetën letrare kombëtare Nacional!

Miqësisht,

M.Buçpapaj, Tirana, Albania

 

3. REVISTA SADA AL THAQAFA NË IRAK, BOTON NË KOPERTINË DHE PREZANTON NË ARABISHT ARTIKULLIN MBI VEPRIMTARINË LETRARE TË POETIT TË MIRËNJOHUR NDËRKOMBËTAR DR. MUJË BUÇPAPAJ

 

Këto ditë të korrikut 2024, në Revistën SADA AL THAQAFA – IRAK editori dhe Drejtori Hamed Al Majjami – حامد عبد الضبياني, boton në kopertinë dhe prezanton në arabisht artikullin mbi veprimtarinë letrare të poetit të mirënjohur ndërkombëtar Dr. Mujo Bucpapaj, Drejtor i Gazetës Nacional dhe i botimeve Nacional, njëkohësisht studiues, kërkues shkencor, gazetar dhe pedagog.

Në këtë numër të revistës së njohur është botuar edhe këngëtarja e famshme irakene Zahoor Hussein e cila shkëlqeu në performancën e skenave mjaft të rëndësishme botërore.

 

-POETI SHQIPTAR MUJË BUÇPAPAJ FALENDERON EDITORIN DHE DREJTORIN E REVISTËS “ADA AL THAQAFA “ HAMED AL MAJJAMI

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top