Podolski, më shumë se nga futbolli, fiton nga… kebab: ka një pasuri mbi 200 milionë euro

Tifozët e Interit mund ta kujtojnë atë si një meteor (gjashtë muaj në 2015 me 17 paraqitje dhe vetëm një gol), por Lukas Podolski, vite më vonë, duhet të falënderojë ende klubin zikaltër që nuk e konfirmoi në fund të sezonit. Pasi u transferua te Galatasaray, sulmuesi 38-vjeçar gjerman pati në Turqi idenë brilante që të ndryshon jetën: hapjen e një restoranti kebab në Gjermani.

Ishte viti 2018 kur Podolski inauguroi të parin Mangal Doner të tij, nga 30 të hapur në të ardhmen dhe që e bënë shumë të pasur. Siç raporton “The Sun”, futbollisti tani ka një pasuri prej 207 milionë eurosh falë restoranteve të tij të famshme në mbarë vendin.

Podolski vazhdon të luajë futboll dhe që nga viti 2021 ka veshur fanellën e skuadrës polake Gornik Zabrze. Por tani bota e futbollit është vetëm një pjesë e vogël e interesave të tij të mëdha. “Nëse porosisni një menu te McDonald’s, paguani njësoj si në restorantet e mia, apo edhe më shumë dhe ushqimi juaj do të jetë katrahurë, i mungon cilësia”, komentoi Podolski. Një nga futbollistët më të pasur në botë, falë kebabëve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top