Po vijnë emigrantët, fluks në Kapshticë

Festat e fundvitit kthejnë shumë emigrantë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185 në Qafë Thanë 2145 shtetas dhe kanë dalë 2512.

Të shtunën e 23 dhjetorit dhe të dielën më pas, pritet fluks sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Për të përballuar fluksin pala shqiptare ka punuar me katër sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje.

Numri i sporteleve alternohet në varësi të fluksit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top