Po udhëtonin me varkë në det, shpëtohen 75 emigrantë në Greqi

Rojet bregdetare greke thanë se kanë shpëtuar 75 emigrantë në një prej zonave në Detin Mesme ku vitin e kaluar u fundos një anije që po bartte qindra emigrantë.

Sipas Rojeve bregdetare, emigrantët e shpëtuar po udhëtonin me një varkë afër qytetit Pilos dhe do të dërgohen në portin e Kalamatës, thanë Rojet më 6 gusht.

Autoritetet greke nuk treguan për kombësinë e emigrantëve të shpëtuar. Në qershor të vitit 2023, një varkë e stërmbushur me emigrantë, që besohet se ishte nisur nga Libia me më shumë se 750 njerëz në botë, u fundos në jugperëndim të Pilos.

Autoritetet thanë se 104 prej tyre u shpëtuan, ndërkaq 600 të tjerë konsiderohen se janë zhdukur.Dhjetëra të mbijetuar ngritën padi ndaj Rojeve bregdetare greke, duke pretenduar se ata reaguan pas disa orësh, pavarësisht paralajmërimeve që u kishte dërguar agjencia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex dhe organizata joqeveritare, Alarm Phone./Rel/

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top