Po ndodh sërish, ja si ta kuptoni që rënia e flokëve është sezonale apo problem më serioz

Rënia e flokëve në vjeshtë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe “vdekja”). Këtë proces e përshpejton një faktor kryesor: dielli. Gjatë pranverës dhe verës, rrezet e diellit rrisin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut dhe shkaktojnë një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve.

Sipas ekspertëve të shëndetit rënia e flokëve mund të fillojë në fund të gushtit dhe të zgjasë deri në fund të nëntorit. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet, por norma e rënies së flokëve ndryshon nga një person tek një tjetër, ndaj është e rëndësishme të kuptosh, nëse kjo rënie është sezonale apo duhet të shqetësohesh e të konsultohesh me mjekun për të marrë trajtimin e duhur.

Si ta kuptosh që është thjesht një rënie sezonale?

Për të kuptuar nëse është vetëm një rënie sezonale, bëni këtë test të thjeshtë. Mbajini flokët të palarë, të paktën për tri ditë. Kalono gishtat midis flokëve nga rrënja deri në majë. Përsëriteni këtë veprim të paktën pesë herë, duke e kaluar dorën tek të gjitha pjesët.

Rezultati

– Nëse në total ju kanë rënë më pak se 10 fije floku, gjithçka është brenda normales.

– Nëse ju kanë rënë gjithsej 10-15 fije, nuk është thjesht një rënie sezonale, prandaj duhet të marrësh një trajtim shtesë me vitamina.

– Nëse ju kanë rënë më shumë se 15 fije, duhet të bësh patjetër një trajtim specifik për të parë nga se ju shkaktohet kjo rënie.

Trajtimi për rënien sezonale

Trajtimet e flokëve nuk veprojnë në mënyrë specifike tek flokët që bien, sepse ato tashmë janë të vdekur dhe rënia e tyre është e pashmangshme, por ato ndikojnë në rritjen e flokëve të rinj për t’i rikthyer densitetin normal.

Megjithatë, jo gjithçka duhet justifikuar me sezonin e vjeshtës. Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi. Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top