“Po mor gomar po”, Rama i përgjigjet komentuesit: Kam ngarkesë për ta çuar Shqipërinë në BE

“Po mor gomar po, meqë kështu e ke cilësuar veten se na plasi ne për PS-në dhe për ty”, ka qenë ky komenti që Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet përmes komunikimit “Sy m’Sy” me komentuesit në rrjetet sociale.

Rama thotë se nuk e ka problem të cilësohet me këtë fjalë pasi gomari është kafsha që është ngarkuar për ta çuar ngarkesën në destinacion. Kryeministri shprehet se ka marrë ngarkesë për ta çuar Shqipërinë në majën ku është Europa, në BE.

“Po mo ashtu e kam cilësuar veten dhe nuk e kam problem fare sepse gomari është kafsha që ka mbajtur perëndinë në kurriz. Nga ana tjetër është kafsha që është aty për ta ngarkuar dhe për çuar ngarkesën në destinacion dhe jam shumë i qetë që të ma kujtosh këtë fakt sepse jam këtu për të çuar ngarkesën në destinacion. Ngarkesën që kam marrë për ta çuar Shqipërinë aty ku e kanë dashur të gjithë ata që nuk janë më dhe aty ku e thotë amaneti i të parëve tanë, në majën ku është Europa dhe për ta vënë flamurin e Shqipërisë në rresht me 27 flamujt e tjerë, nuk diskutohet se do e çoj po aty dhe pastaj le ta marrë brezi i ri”, thotë Kryeministri Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top