Po ikin emigrantët, radhë në Kakavijë

Një pjesë e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Greqi pas përfundimit të pushimeve në atdhe kanë nisur kthimin për në shtetin grek. Paraditen e së shtunës dogana e Kakavijës është përballur me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve në dalje të tokës shqiptare.

Për të evituar radhët e gjata të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavijë ka çuar në 5 numrin e sporteleve në dalje të tokës shqiptare.

Drejtuesit e policisë së Kakavijë kanë kontaktuar me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve duke çuar në tre të tillë në hyrje të tokës greke në Kakavije. Fluksi në dalje në këtë doganë pritet të vazhdojë gjatë gjithë javës në vazhdim. Gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 9787 shtetasish në hyrje-dalje nga të cilët 3777 në hyrje dhe 6010 në dalje, ndërsa hyrje-dalje automjetesh janë 3150 gjithsej, ku 1198 janë në hyrje dhe 1952 janë në dalje të Republikës së Shqipërisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top