“Po flas me njërin që po luan në Botëror”: Wanda Nara nuk heq dorë nga futbolli

Pas përfundimit të lidhjes me reperin argjentinas L-Gante dhe në mes të një beteje ligjore me ish-bashkëshortin Mauro Icardi për kujdestarinë e dy vajzave që ka me të (me ish-burrin tjetër Maxi Lopez në anën e sulmuesit të Galatasarayt), Wanda Nara po shijon statusin e saj si beqare dhe nuk e fsheh: “E vetmja gjë që më frikëson është se të jem vetëm mund të bëhet një varësi. Sepse më pëlqen shumë.” Por ndërkohë po hedh sytë përreth, me një vëmendje të veçantë ndaj turneut të ri që po luhet në Shtetet e Bashkuara: “Po flas me një djalë që po luan në Kupën e Botës për Klube.”

Wanda Nara dhe Mauro Icardi në betejë për vajzat dhe paratë
Showgirl-i dhe sipërmarrësja argjentinase 38-vjeçare në mars të këtij viti është ndarë ligjërisht – përpara Gjykatës së Milanos – nga Icardi (i lidhur aktualisht me aktoren Eugenia ‘China’ Suarez). Megjithatë, divorci përfundimtar nuk është formalizuar ende, sepse mungon një marrëveshje për ndarjen e pasurisë (një pasuri prej dhjetëra milionë eurosh) dhe janë ende në vazhdim mosmarrëveshjet për kujdestarinë e vajzave Francesca dhe Isabella dhe për pensionin ushqimor, që Wanda e kërkon shumë të lartë (flitet për gjysmë milioni euro në muaj). E gjitha kjo mes tensioneve të vazhdueshme dhe padive të ndërsjella, me episode edhe të bujshme si ai i dyshuar për vjedhje të 7 milionëve nga llogaria e saj, i denoncuar nga ish-kapiteni i Interit.

Wanda, beqare e lumtur: “Askush nuk kontrollon telefonin tim”
Wanda është me pushime me vajzat në Jujuy, por nuk i thotë jo kurrë telefonatave të gazetarëve. Në daljen e saj të fundit ka dhënë këtë përgjigje kur u pyet nëse aktualisht është beqare apo po frekuenton dikë: “Si të të përgjigjem? Jam beqare, por kur zgjohem kam një tufë mesazhesh në WhatsApp… Përfundova një marrëdhënie shumëvjeçare dhe e vërteta është që kam një problem, që ua tregoj të gjitha shoqeve të mia beqare. E vetmja gjë që më frikëson është se të jem vetëm mund të bëhet një varësi. Sepse më pëlqen shumë.”

Wanda me pushime në Ibiza në fillim të qershorit
“Mund të flas me ty në shtatë të mëngjesit nga Jujuy dhe askush nuk më thotë: ‘Prit, dua të fle. Po më zgjon’ – vazhdoi Wanda – Për më tepër askush nuk kontrollon telefonin tim, askush nuk më thotë çfarë të bëj. Askush nuk jep mendimin e vet për vendimet e mia. Nëse bëj ndonjë gabim, mirë, është problemi im dhe jam një idiote… por më shqetëson që nëse bëj diçka gabim, për më tepër të më thonë: ‘Gabove’. Më duket sikur jam në gjysmë rruge. Nuk arrij dot ta imagjinoj veten me dikë tani. Kam harruar çfarë do të thotë të kesh një lidhje”.

“Kam ndjesinë që të kesh një lidhje do të thotë të humbasësh më shumë sesa fiton. E bëj bilancin dhe humbas më shumë. Kam shumë miq që flenë në shtëpinë time. Po të isha në një lidhje, i dashuri im do t’i përzinte. Të jesh në çift të kufizon shumë. Nisem për pushime dhe nuk organizoj asgjë. Marr fëmijët e mi dhe nisem. I kam mësuar me stilin tim. Për më tepër, plani im i preferuar është të udhëtoj. Ndonjëherë as nuk përgatis valixhen, e marr bosh. Arrij, blej rrobat dhe nisem.”

Botërori i Klubeve: po e ndjek për arsye jashtë futbollit
Një gjendje që megjithatë mund të ndryshojë së shpejti, meqë – kur iu bë pyetja për Kupën e Botës për Klube – erdhi një deklaratë e papritur: “Nëse po e shoh? Po, por në një mënyrë shumë të veçantë. Po flas me një djalë që po e luan atë.” Kur u pyet për identitetin e futbollistit në fjalë, Wanda nuk dha as emra e as të dhëna: “Nuk do ta marrin vesh kurrë,” – tha duke qeshur.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top