“Jam kundër VAR-it, nuk i bën më tifozët të diskutojnë”. Michel Platini nuk ka ndryshuar mendim për teknologjinë e aplikuar në futboll. Më saktë, sipas tij, ajo duhet përdorur vetëm për disa situata të caktuara, siç ka konfirmuar gjatë një interviste për Sportmediaset: “Nuk jam për atë që sintetizon futbollin”, tha ish-presidenti i UEFA-s. “Zgjidh problemet dhe heq polemikat. Unë do ta përdorja vetëm për golat dhe pozicionet jashtë loje. Aty ku arbitrat nuk mund të shohin. Për faullat, duhet të vendosin arbitrat”.
Ish-ylli francez ka folur edhe për Juventusin e tij: “E ndjek nga larg, sepse nuk i shoh ndeshjet në Francë. Nuk i njoh lojtarët dhe pak drejtuesit: pas 40 vjetësh, nuk ka më si tifozët e kohëve të mia. Por kur Juventus fiton, jam gjithmonë i lumtur. Numri 10 për Yildiz? Një fanellë kurrë nuk është shumë e rëndë, ai ka cilësi. Motta mendon se ai mund të zgjidhë problemet e bardhezinjve. Të shohim në fund të karrierës”, përfundoi Platini.