Plasin polemikat/ Ish-strategu i Trump bën përshëndetjen nαziste

Ka bërë bujë përshëndetja nαziste e Steve Bannon, ish-strategut të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, në konventën konservatore amerikane. Një “gjest nαzist”, u shpreh presidenti i “Rassemblement National”, Jordan Bardella, i cili vendosi të anulojë fjalimin e tij të planifikuar në asamblenë e Trump në Uashington.

“Në këtë podium, ndërkohë që unë nuk isha i pranishëm në sallë, një nga folësit ka përshëndetur në një formë naziste. Kjo më bën të anuloj fjalimin tim të planifikuar për këtë pasdite” – u shpreh ai.

Nga ana e tij, Bannon deklaroi se lideri i partisë franceze të ekstremit të djathtë Bardella “nuk është i denjë për të udhëhequr Francën” sepse ai është “një djalë, jo një burrë”.

“Unë bëra saktësisht të njëjtin gjest në Frontin Nacional, 7 vjet më parë kur fola me atë rast. Nuk ishte një përshëndetje naziste, por një përshëndetje siç bëj gjithmonë në fund të fjalimeve të mia për të falënderuar turmën” – tha ai.

Giorgia Meloni do të flasë përmes një lidhjeje video online, por opozita italiane i ka kërkuar që edhe ajo ta anulojë fjalimin.

“Giorgia Meloni nuk ka thënë një fjalë për ditë të tëra për fyerjet e Trumpit dhe sulmet frontale ndaj Ukrainës dhe Bashkimit Evropian. Ajo nuk ka guxim të marrë një pozicion. Ajo nuk është në gjendje të mbrojë italianët dhe Interesat Evropiane” – deklaroi Elly Schlein e Partisë Demokratike italiane.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top