Franca zgjati paraburgimin e Pavel Durov, themeluesit dhe CEO i aplikacionit të koduar të mesazheve Telegram.
Durov, me një pasuri gati 16 miliardë dollarë, u arrestua rreth orës 20:00 të shtunën teksa zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Bourget në Paris, sipas mediave franceze.
39-vjeçari franko-rus, i cili ishte shpallur në kërkim në Francë pa dijeninë e tij, sapo kishte ardhur nga Azerbajxhani.
Autoritetet gjyqësore franceze vendosën të dielën vonë të zgjasin paraburgimin e Durov, i cili është i kufizuar në 96 orë, raportoi e përjavshmja Le Point.
Në fund të paraburgimit të tij, Durov duhet të lirohet ose të sillet para gjykatësit për ngritjen e mundshme të aktakuzës.
Pas kryerjes së një hetimi paraprak, Policia Gjyqësore Kombëtare Franceze lëshoi urdhërin e tij në kërkim.
Hetimi u përqendrua në mungesën e moderimit të Telegram, për të cilin policia besonte se mundësoi që aktiviteti kriminal të vazhdonte pa u penguar në aplikacionin e mesazheve.
Arrestimi i tij ka shkaktuar polemika globalisht. Figura të rëndësishme politike në mbarë globin dhe drejtues të tjerë biznesesh miliarda dollarëshe si Elon Musk kanë dënuar ashpër arrestimin e Durov. Sipas tyre, nëse ky standard akuzash aplikohet për Durov, çdo drejtues biznesi mund të arrestohet nëse produkti i kompanive të tyre do të përdorej për veprimtari të jashtëligjshme.