Nuk është padyshim një periudhë e qetë për brazilianin Rodrygo, sulmuesin e Real Madrid tani i impenjuar me kombëtaren e tij për kualifikueset e ardhshme të Kupës së Botës. Pak ditë më parë, kur u zbulua lista me 30 lojtarët në garë për Topin e Artë të radhës, kur kuptuar se ishte përjashtuar, lojtari i lindur në vitin 2001 reagoi me nervozizëm, duke besuar (me të drejtë) se duhej të ishte të paktën pjesë e listës së kandidatëve.
Tani, megjithatë, ajo që e bën brazilianin edhe më nervoz është mungesa e konsideratës së brendshme në ekipin e tij të klubit, Real Madrid. Dhe që nga grumbullimi i Brazilit, Rodrygo i ka dërguar një lloj mesazhi trajnerit të tij Carlo Ancelotti.
RODRYGO, MBYLLËSI I HAPËSIRAVE
Vetëm pak ditë më parë, kur u publikua lista me 30 kandidatët për Topin e Artë, Rodrygo kishte publikuar në mënyrë të diskutueshme një foto ku shfaqeshin të gjithë trofetë e fituar me fanellën e Real: “Kam publikuar ndonjë foto në mënyrë ironike. Tani ka nuk ka shumë për të thënë. Të gjithë e dinë indinjatën time. Të gjithë, si në kombëtare ashtu edhe te Real Madrid, njerëzit më kanë dërguar mesazhe”, vazhdoi sulmuesi.
Dhe sapo kaloi zhgënjimi, është koha që zëri i tij të dëgjohet edhe në Madrid. Me ardhjen e Mbappé, dhe praninë e njëkohshme të Bellingham dhe Vinicius Jr, braziliani shfaqet paksa në prapavijë në media. E ky rol duket se është paksa i ngushtë për të: “Unë shpesh limitohem të plotësoj hapësirat. Mungon dikush? Fut aty Rodrygo. Mungon dikush në të djathtë? Rodrygo. A mungon dikush si numri 9? Rodrygo. Kjo është e gjitha. Mund të më jape pak bezdi…”. Sulmuesi i ri më pas korrigjoi pak shënjestrën: “Gjithsesi, unë luaj për ekipin”, shtoi ai.
Një situatë e fortë për Carlo Ancelotti, i cili në çdo rast ka treguar në të kaluarën se di të menaxhojë një dhomë zhveshjeje plot me kampionë. A do t’ia dalë edhe kësaj radhe? Mbetet për tu parë.