Plas konflikti te Real Madrid: bashkë me Vinicius mund të largohet edhe Rodrygo

S’ka kuptim të mohohet: duket mjaft e qartë që në Madrid ka ndodhur diçka pas ceremonisë së Topit të Artë. Të hënën e kaluar në Paris u shpall fitues Rodri dhe jo Vinicius Junior si lojtari më i mirë në botë, gjë që ka shkaktuar shumë polemika, duke çuar në mungesën e pjesëmarrjes së Blancos në këtë ceremoni.

Kjo situatë mund të hapë skenarë të bujshëm në tregun e transferimeve, ku protagonistë do të ishin dy sulmuesit brazilianë të klubit spanjoll: përveç Vinicius, gjithashtu edhe Rodrygo. Marrëdhënia komplekse me shtypin spanjoll, bashkëjetesa e ndërlikuar në sulm me Mbappén dhe pasiguria mbi të ardhmen e Ancelottit verën e ardhshme, po i bëjnë gjërat të duken sikur Real Madrid duhet të përgatitet për një revolucion në muajt e ardhshëm.

Vinicius Junior i hapur për Arabinë Saudite
Këto ditë ka qarkulluar lajmi se Vinicius mund të transferohet në Arabinë Saudite, siç raporton “Marca”. Numri 7 i Real Madridit ka një kontratë me klubin deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia që verën e ardhshme ai të fillojë të shtyjë për një largim. Humbja e Topit të Artë, përveç të tjerash, ia ka penguar mundësinë për të kërkuar një rinovim me rritje rroge, prandaj është e mundur që braziliani të fillojë të shikojë për alternativa të tjera.

 

Disa klube të fuqishme nga Arabia Saudite duket se janë të interesuara për të dhe janë të gatshme të diskutojnë me Real Madridin për realizueshmërinë e një transferimi të tillë. Madje thuhet se Vinicius ka shprehur gatishmëri për një transferim në Lindjen e Mesme.

Manchester City vë në shënjestët Rodrygo
Sa i përket shokut të tij të skuadrës, duket se për të ka një destinacion krejt tjetër: nën drejtimin e Pep Guardiolës, në skuadrën që ka sfiduar Real Madridin vitet e fundit për titullin e klubit më të fortë të Europës. Bëhet fjalë për Manchester City-n, që tashmë i ka bërë të ditur Florentino Perezit se është i gatshëm të ofrojë një shifër afër 150 milionë eurove për të siguruar shërbimet e Rodrygos.

Numri 11 ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028 me një klauzolë largimi prej një miliard eurosh, por mund të përpiqet të largojë për të kërkuar aventura të reja në Premier League.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top